Një valë e temperaturave të larta, është paralajmëruar ta pushtojë Evropën këtë muaj. Me temperatura të larta mbi 40 gradë, njerëzit janë shumë të rrezikuar nga goditjet e nxehtësisë dhe lodhja e tepërt, shkruan Independent, transmeton Gazeta Express.

Çfarë është goditja nga nxehtësia?

Goditja apo sulmi nga nxehtësia, është një gjendje në të cilën temperatura e trupit rritet shumë, dhe trupi nuk ka aftësi më ta balancojë. Personat që rrezikohen më së shumti nga kjo gjendje, janë ata të cilët kalojnë shumë kohë duke iu ekspozuar diellit në temperature të larta dhe trupi i tyre dehidrohet, personat e moshuar dhe fëmijët.. Në këtë pikë, personi që është duke kaluar nëpër këtë gjendje ndalon së djersituri që do të thotë se trupi nuk ka aftësi ta ulë temperaturën vetë. Sips ekspertëve nëse një person nuk arrinë ta ulë temperaturën brenda 30 minutave, atëherë mund të jetë në rrezik serioz.

Cilat janë simptomat?

Simptomat e një goditjeje nga nxehtësia janë: kokëdhimbje, lodhje, humbje e apetitit, vjellje, të rrahura të shpejta të zemrës dhe ndjesi e etjes së tepërt. Këto simptoma vlejnë edhe për fëmijë. Nëse brenda 30 minutave kjo gjendje nuk kalon, atëherë personi mund të kalojë në dehidrim, ndalon së djersituri dhe temperatura e trupit mund të rritet deri në 40 gradë.

Si mund t’i ndihmoni dikujt që është duke përjetuar sulm nga nxehtësia?

Hapi i parë që duhet të merrni, nëse hasni në ndonjë person që është duke kaluar në këtë gjendje, është ta dërgoni në një vend të freskët. Gjithashtu duhet t’i jepni ujë, t’ia freskoni lëkurën dhe ta shtrini në një vend të rehatshëm. Nëse këto simptoma nuk përmirësohen brenda 30 minutave, atëherë duhet ta kontaktoni ambulancën.

Si mund të parandalohet?

Ekzistojnë shumë mënyra, me anë të së cilave ju mund ta parandaloni një goditje nga i nxehti. Disa nga këto mënyra janë: konsumimi i ujit gjatë gjithë kohës, shmangia e ekspozimit ndaj diellit, dhe shmangia e pijeve alkoolike. Sipas ekspertëve fëmijët dhe personat me sëmundje kronike duhet të kenë kujdes të shtuar.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.