dalin ne shitje biletat per halloween ne cineplexx 560x416 - Dalin në shitje biletat për Halloween në Cineplexx!

Edhe këtë vit, Cineplexx sjellë një atmosferë horrori të vërtetë me top filmat horror!

Cineplexx do të jetë një destinacion fantatstik për ditën e Halloween. Me një çmim special të biletave (3,60Eur) dhe dekorime të frikshme në korridor, kinemaja Austriake do të jetë vendi perfekt për fansat e filmave Horror dhe festës së Halloween në përgjithësi.

Ja 4 filmat që do të shfaqen me 31 tetor në Cineplexx:
dalin ne shitje biletat per halloween ne cineplexx - Dalin në shitje biletat për Halloween në Cineplexx!
Halloween
Laurie Strode vjen në konfrontimin e saj të fundit me Michael Myers, figurën e maskuar që e ka përndjekur që kur ajo i shpëtoi vrasjes së tij në natën e Halloween, katër dekada më parë.
Mosha: 17+

dalin ne shitje biletat per halloween ne cineplexx 1 - Dalin në shitje biletat për Halloween në Cineplexx!
Hell Fest
Një vrasës serik i maskuar e transformon një park zbavitje me temë horror, në lojën e tij, duke terrorizuar një grup miqsh, ndërsa pjesa tjetër e klientëve besojnë se ajo është pjesë e shfaqjes.
Mosha: 17+

Lexo po ashtu:

dalin ne shitje biletat per halloween ne cineplexx 2 - Dalin në shitje biletat për Halloween në Cineplexx!
Slender Man
“Slender Man” tregon historinë e një figure të tmerrshme të gjatë, të hollë, me krahë anormalisht të gjatë dhe një fytyrë të shformuar, i cili supozohet të jetë përgjegjës për ndjekjen dhe zhdukjen e pafund fëmijëve dhe adoleshentëve.
Mosha: 13+

dalin ne shitje biletat per halloween ne cineplexx 3 - Dalin në shitje biletat për Halloween në Cineplexx!
The Nun
Një prift me një të kaluar të komplikuar dhe një murgeshë fillestare dërgohen nga Vatikani për të hetuar vdekjen e një murgeshë të re në Rumani dhe për t’u përballur me një forcë të ligë në formën e një murgeshë demonike.
Mosha: 17+

Biletat mund t’i blini çdo ditë prej orës 15:00 në Cineplexx. Për më tepër informata rreth eventit, klikoni këtu: www.cineplexx-ks.eu.