Përveç në Lipjan, edhe në Ferizaj sot Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur zgjedhjet e brendshme.
Nga ky proces, kryetar i Degës së Lëvizjes Vetëvendosje të Ferizajt, është zgjedhur, Valon Ramadani, i cili është edhe deputet i kësaj lëvizjeje në Kuvendin e Kosovës.
“Të dashur aktivistë dhe aktiviste, sot në një proces të jashtëzakonshëm zgjedhor anëtarësia e organizatës sonë, sipas parimit një anëtarë një votë, më ka dhënë besimin për të udhëhequr me qendrën e Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj në katër vitet e ardhshme”, ka shkruar në Facebook Ramadani,
“Unë dëshiroj të i falënderoj të gjithë aktivistët për punën e bërë gjatë kësaj fushate, dhe njëkohësisht të ju sigurojë që do të jem kryetar i të gjithëve pa dalim moshe apo gjinie”.
“Puna dhe angazhimi do të jetë i vetmi matës në të ardhmen tonë edhe më të suksesshme se në të kaluarën tonë të jashtëzakonshme”
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.