Është publikuar videoklipi i ri nga Andrea Bocelli në bashkëpunim me superyllin shqiptar, Dua Lipa.
Legjenda e muzikës italiane publikoi albumin e tij të ri para pak ditësh, “Si”.
Në albumin e ri është përfshirë edhe projekti me Dua Lipën, i titulluar “If Only”.
Klipi është punuar në regji të Gaetano Morbioli dhe Jackson Ducase.
Kënga tashmë u pëlqye shumë dhe menjëherë u publikua kështu edhe videoklipi.
[embedded content]
Dua Lipa pas përfundimit të turneut është fokusuar në projekte të ndryshme muzikore, pasi shijoi maksimalisht suksesin e albumit të saj.
Ndërkaq, Andrea Bocelli konfirmoi turneun e tij botëror. /Telegrafi/
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.