![Tentoi të bëjë selfie në galerinë e arteve, gruaja rrëzon në tokë pikturën e Salvador Dalit (Video) tentoi te beje selfie ne galerine e arteve gruaja rrezon ne toke pikturen e salvador dalit video - Tentoi të bëjë selfie në galerinë e arteve, gruaja rrëzon në tokë pikturën e Salvador Dalit (Video)](https://ferizaj24.info/wp-content/ferizaj24/2018/11/tentoi-te-beje-selfie-ne-galerine-e-arteve-gruaja-rrezon-ne-toke-pikturen-e-salvador-dalit-video.png)
Një grua derisa po tentonte të bënte “selfie” ka rrëzuar në tokë pikturën e Salvador Dalit.
Ngjarja ka ndodhur në një galeri të arteve në Yekaterinburg të Rusisë, ku piktura ishte e varur në një mur “mobil” kur befasisht u përplas për tokë, pasi prapa murit një grua po mundohej të bënte selfie dhe pa dashje e preku murin, transmeton Telegrafi.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur një burrë po qëndronte para pikturës duke e analizuar, kur befasisht muri në të cilin ishte varur përfundoi në tokë.
Policia nuk ka konfirmuar nëse dëmi është shkaktuar me qëllim, por gruaja që e kishte rrëzuar nuk i kishte respektuar rregullat dhe distancën e lejuar që t’i qëndrojë afër pikturës. /Telegrafi/