dukesha kate middleton arrin ne banketin shteteror me kuroren e princeshes diana 560x416 - Dukesha Kate Middleton arrin në banketin shtetëror me kurorën e Princeshës Diana

Dukesha Kate Middleton shkëlqeu me kurorën e diamantit në kokë, që dikur i përkiste princeshës Diana, teksa mbërriti në një banket shtetëror në Pallatin e Buckinghamit sonte.

Kate, 36 vjeçe, u bashkua me burrin e saj, Princin William, 36 vjeç dhe mbretërorët e tjerë të lartë për darkën bujare të organizuar nga Mbretëria në nder të Mbretit Willem-Aleksandrit dhe Mbretëreshës Maxima nga Holanda, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

dukesha kate middleton arrin ne banketin shteteror me kuroren e princeshes diana - Dukesha Kate Middleton arrin në banketin shtetëror me kurorën e Princeshës Diana

Britania ka shtruar qilimin e kuq për mbretin holandez dhe mbretëreshën, pasi dy kombet shënojnë vizitën e parë shtetërore nga një monark holandez për gati 40 vjet. Pas mbërritjes në kryeqytet mbrëmë, Willem-Alexander, 51 vjeç dhe gruaja e tij argjentinase, 47 vjeçe, u pritën në një ceremoni speciale dhe të veçantë.

Ndër pikat kryesore të vizitës së shpejtë të tyre është edhe banketi shtetëror sonte, një nga nderimet më të mëdha që një vizitues në Mbretërinë e Bashkuar mund të gëzojë.

Sipas protokollit, gratë mbretërore duhet të veshin fustane elegante dhe kurorë në koka në këtë banket.

Ashtu si me dy paraqitjet e mëparshme të banketit shtetëror, Kate zgjodhi kurorën e diamantit dhe perlat Cameron Lover’s Knot në pronësi të Princeshës Diana për këtë rast. Kjo kurorë është e krijuar nga bizhuteritë mbretërore në vitin 1914.

dukesha kate middleton arrin ne banketin shteteror me kuroren e princeshes diana 1 - Dukesha Kate Middleton arrin në banketin shtetëror me kurorën e Princeshës Diana

Kurora është e punuar nga një francez, dhe është e bërë me një dizajn të ri klasik në 19 harqe diamanti të hapura, një margaritar dhe perla orientale nga harku i nyjeve të diamantit, të rrethuar nga diamante më të vogla në formë ovale.

Kurora është mjaft e rëndë edhe nga standardet mbretërore, dhe thuhet se i ka shkaktuar dhimbje koke Dianës kur ajo e vinte atë.

dukesha kate middleton arrin ne banketin shteteror me kuroren e princeshes diana 2 - Dukesha Kate Middleton arrin në banketin shtetëror me kurorën e Princeshës Diana

Foto: Getty Images

Kate Middleton është munduar gjithmonë që në paraqitjet e saj të ketë elemente të përbashkëta me nënën e bashkëshortit të saj, Princeshën Diana. /Telegrafi/

dukesha kate middleton arrin ne banketin shteteror me kuroren e princeshes diana 3 - Dukesha Kate Middleton arrin në banketin shtetëror me kurorën e Princeshës Diana

Kate Middleton (Foto: Mark Large – WPA Pool/Getty Images/Guliver)


www.foxshop-ks.com