publikohet nje fotografi e rralle e sinan vllasaliut cimes dhe afrim muciqit realizuar vite me pare 560x416 - Publikohet një fotografi e rrallë e Sinan Vllasaliut, ‘Cimës’ dhe Afrim Muçiqit, realizuar vite më parë
publikohet nje fotografi e rralle e sinan vllasaliut cimes dhe afrim muciqit realizuar vite me pare - Publikohet një fotografi e rrallë e Sinan Vllasaliut, ‘Cimës’ dhe Afrim Muçiqit, realizuar vite më parë

Këngëtari i njohur Sinan Vllasaliu, është një emër mjaft i ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

Shpesh ai publikon fotografi të ndryshme nga jeta e tij e përditshme, gjersa nuk mungojnë edhe imazhet me familjarët e tij.

Mirëpo së fundmi, këngëtari duket se është bërë nostalgjik, duke publikuar një fotografi shumë të rrallë.

Bëhet fjalë për një imazh ku Sinani shfaqet në mesin e disa emrave tjerë të njohur për publikun shqiptar, si aktori Rasim Thaçi, dhe këngëtarin Afrim Muçiqi.

“Këtu Rasimi ka qenë me flokë të kuqe kuqe, pastaj iu nxin flokët, dhe për ata është plotësisht shqiptar”, ka shkruar Vllasaliu në Instagram.

Rasim Thaçi, i njohur për publikun si ‘Cima’ ka një karrierë të gjatë në aktrim, dhe është shumë i pëlqyer për humorin e tij.

Ndërsa Sinani dhe Afrimi vazhduan karrierën në muzikë, dhe sot e kësaj dite vazhdojnë të jenë shumë të kërkuar nga publiku shqiptar. /Telegrafi/


www.foxshop-ks.com