ulqini1 560x400 - Dy persona të vdekur dhe dy të plagosur në bregdetin e Ulqinit

Humbën jetën dy persona dhe dy të tjerë kanë pësuar lëndime trupore në bregdetin e Ulqinit sot rreth orës 14:30 në mesditë.
Sipas policisë shkaku i kësaj ndodhise ishte përplasja me të ashtuquajturën “banane” që tërhiqej nga motori lundrues në det.
Të katërt persona ishin nga e njëjta familje dhe është bërë e ditur se personat që kanë humbur jetën janë gruaja (1983) dhe djali i saj (2008).
Vajza ka mar lëndime trupore, kurse babai është në gjendje kome – bën të ditur mjeku nga Spitali rajonal.
Kjo familje është me prejardhje shqiptare, të cilët jetonin në Slloveni.

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.