auto auto dhune 780x439154625960115640367171 1 560x416 - Dy të arrestuar për dhunë në familje në Ferizaj, njëri prej tyre 70 vjeç

Policia e Kosovës në Ferizaj në dy raste të ndara ka arrestuar dy persona për dhunë në familje.

Mbrëmë rreth orës 23:00, policia ka pranuar një informacion se në rrugën “Gjon Serreqi” në Ferizaj është një rast i dhunës në familje.

Siç bëhet e ditur nga Policia, njësitet përkatëse kanë arrestuar personin e dyshuar me inicialet P.SH. (31), përsëritës i dhunës në familje, i cili pas një mosmarrëveshje ka shkaktuar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, ku për këtë ajo ka pranuar edhe tretman mjekësor.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

Ndërsa sot në orët e hershme të mëngjesit në ora 03:00, policia ka pranuar një informacion se në rrugën “Fehmi Agani” në Ferizaj është një rast tjetër i dhunës në familje.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet A.H (70), i cili pas një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij, duke iu shkaktuar lëndime trupore, ku dhe kishin pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.


www.foxshop-ks.com