119918554 3404541692924975 6173342949076051150 o1 e1600604484939 560x416 - Edhe 8 lokale mbyllen nga Inspektorati me dyshimin për ushtrimin e veprimtarive devijante

Mbrëmë, Inspektorati i Komunës, bashkë me Njësinë kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore të Policisë së Kosovës, në aksionin që nisi ditë më parë e vijoi edhe mbrëmë, me dyshimin e arsyeshëm për ushtrimin e veprimtarive devijante, mungesën e dokumentacionin përkatës, mosplotësimin e kushteve higjieno-teknike, mbyllën 2 lokale në rrugën “Qamil Ilazi”, 3 lokale në “Shën Tereza”, dhe 3 lokale me nga një në rrugët “Remzi Hoxha”, “Rexhep Bislimi”, “Hamëz Jashari”.

Inspektorati i Komunës me mbështetjen si asnjëherë më parë të Kryetarit të Komunës, Agim Aliu, janë të vendosur në vendosjen e rregullit, ligjshmërisë në çdo cep të Ferizajt, me kontrollet e rregullta inspektuese.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.