Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka njoftuar se kanë filluar punimet në rregullimin edhe të një tjetër rruge me rëndësi për ferizajasit.
Bëhet fjalë për rrugën “Ramadan Rexhepi” tek Spitali, e cila do të bëhet me tri korsi dhe me trotuar e që lidhen me rrethrrotullimin që është duke u ndërtuar afër “Cosmos”.
Me rindërtimin e trotuarit komuna e Ferizajt po gjelbëron këtë zonë edhe me drunj dekorativ që është mjaftë e frekuentuar nga ferizajasit.
Kryetari Aliu së fundi ka bërë realitet projektin më të rëndësishëm të Ferizajt, e që njihet edhe si projekti i “Bashkimit të Ferizajt”.
Njoftimi i plotë:
“Nisëm rregullimin e rrugës me tri shirita qarkullimi dhe rindërtimin e trotuarit në Rr.”Ramadan Rexhepi” tek Spitali
Kemi vënë dorën me investime në gjithë qendrën e qytetit. Kështu, edhe rruga “Ramadan Rexhepi” tek Spitali do të rregullohet me tri shirita qarkullimi që lidhen mrekullisht me rrethrrotullimin që po ndërtojmë afër “Cosmos”, gjersa po rindërtojmë tërësisht trotuarin i cili do të zgjerohet e mbillen drunj dekorativ, në shërbim të kalimtarëve, në këtë zonë qyteti tejet të frekuentuar”, ka shkruar kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.