Pas shkollës fillore “Ahmet Hoxha”, nga dita e sotme 27 janar deri më 4 shkurt me mësim nga distanca do të kalojë edhe shkolla fillore “Jeronim de Rada”.
Ky vendim u morr nga Task Forca e shkollës, pasi në këtë institucion arsimor deri tani rezultuan pozitiv me coronavirus 165 nxënës apo 11.27% nga numri i përgjithshëm i tyre.
Numrin e të infektuarve në këtë shkollë, për TV TEMA e konfirmoi drejtoresha Servete Hajrullahu-Krasniqi.
Ajo gjithashtu bëri të ditur se numri i mësimdhënësve që janë prekur me COVID-19 ka arritur në 15 sish.

Vetëm gjatë ditës së sotme, 185 ferizajas kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Aktualisht, në gjithë komunën e Ferizajt janë 946 raste aktive derisa në spitalin e qytetit nga COVID-19 janë duke u trajtuar 5 pacientë.

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.