Këngëtarja kosovare Era Istrefi pritet që sot të performojë këngën e Kampionatit Botëror, ”Live It Up” në hapjen e ceremonisë finale në Rusi.Ajo po realizon provat gjenerale dhe për performancën e saj të sotme në Moskë krah Nicky Jam dhe Will Smith, gjithçka është gati.

Se asgjë nuk ka ndryshuar rreth marrëveshjeve të parapara për perfomancën e Era Istrefit dhe për përgatitjet, ka konfirmuar për klankosova.tv, vet nëna e këngëtares, Syzana Tahirsylaj.”Gjithcka është mirë dhe gati. Nuk ka ndryshuar asgjë”, ka thënë ajo në prononcimin e saj.Këngëtarja kosovare Era Istrefi pritet të performojë sot në stadiumin Luzhniki. Ajo të premten mbajti konferencën e saj të parë për shtyp nga ku dhe deklaroi se ndjehet e lumtur që është pjesë e Botërorit 2018.

Për paraqitjen finale të Botërorit ku pritet të ndeshen Franca me Kroacinë bëhet e ditur se Era Istrefi ka përgatitur një veshje të veçantë këshilluar me shumë stilistë, e cila do ta bëjë atë të duket glamuroze.Ndeshja finale pritet të nis sot në ora 17.00.

Vlerësoni këtë lajm

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.