37139348 10217118814901974 1109956090591707136 n 560x416 - Policia jep detaje për aksidentin, tre të lënduarit jashtë rrezikut për jetë

Zyrtarë të policisë së Kosovës nga rajoni i Ferizajt, kanë dhënë deklaratën zyrtare për aksidentin e mbrëmshëm në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, ku mbeti i vdekur një person i moshës 43-vjevare si dhe u lënduan tre të tjerë.

Nga policia thonë se gjendja shëndetësore e të lënduarve është jashtë rrezikut për jetë.

Sipas hetimeve të para të hetuesve të Njësitit Rajonal të Trafikut Rrugor nga vendi i ngjarjes, thonë se deri te aksidenti ka ardhur, kur vetura me targa të Republikës së Serbisë, të cilën po e ngiste A.S. (41 vjeç) nga Bujanovci, që po qarkullonte nga magjistralja Ferizaj-Kaçanik, në tentim të kyçjes në rrugën kryesore, goditet nga vetura e tipit “Audi” me targa vendore, të cilën po e ngiste tashmë i ndjeri, (D.F.).

“Në “Rr. Rexhep Bislimi”, në afërsi të udhëkryqit të magjistrales Ferizaj – Gjilan, ka ndodhur një aksident komunikacioni me fatalitet, në të cilin lëndime vdekje prurëse ka marr, D.F. (43 vjeç), nga Ferizaj, ndërsa janë lënduar edhe tre persona të tjerë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë që ky aksident është i dyti që brenda një jave u ka marrë jetën kosovarëve. Të dielën që lam pas, vdiqën 5 anëtarë të një familje nga Suhareka.


www.foxshop-ks.com