09ebc76c1b00b0f3d3ee708789cb3c28 L1 560x416 - Facebook sërish në rrezik! Piratët shtohen në rrjet

Facebook ka kaluar kohë të vështira këto muajt e fundit. Hetimi që kongresi amerikan i bëri kompanisë dhe dalja e Zuckerberg për dëshmi para ligjvënësve janë vetëm disa ndodhi nga kalvari i gjatë i vuajtjeve që kompania ka kaluar.

Sot bën bujë një tjetër problem i rrjetit social më popullor të botës. Fansat e filmave nuk janë shumë të lumtur që kjo gjë doli në dritë sidoqoftë. Faqe si Free full movies 2018 me 180 mijë ndjekës apo Full HD english movie me 134 mijë të tillë kanë qenë në qëndër të vëmendjes.

Filma të cilët duhet që të shfaqeshin vetëm në kinema në një farë mënyre janë në Facebook dhe njerëzit po i shohin për falas. Kompanitë që zotërojnë të drejtat e filmave po kërkojnë llogari dhe faqet duket se do të bllokohen mjaft shpejt. Vetë ne përdoruesit duhet që të ruhemi shumë, pasi kur ata nuk arrijnë që të kapin piratët e filmave, mendoni se çfarë mund të ndodhë me ata që kanë qëllime të këqija.

Ant Man and the Wasp.01 - Facebook sërish në rrezik! Piratët shtohen në rrjet


www.foxshop-ks.com