bixhoz 780x439 1541330974 6057461 560x347 - Ferizaj: Arrestohen 10 persona për lojëra bixhozi (VIDEO)

Policia e Kosovës ka arrestuar 10 persona në Ferizaj, pasi dyshohet se të njëjtit bënin organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.
Gjatë kontrollit në një lokal të paregjistruar ku dyshohej se kryheshin veprime të paligjshme, policia ka hasur në 10 persona të dyshuar, të cilët janë shoqëruar në stacion policor dhe janë intervistuar.

Nga të dyshuarit janë konfiskuar 1350 ҫipa në vlera të ndryshme, të cilët i kanë përdorur për të luajtur, si dhe shuma prej 1290 eurosh.

Për këtë rast është njoftuar prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.