Të gjithë kemi pasur ndonjë dështim në veshje, veçanërisht ato që e kanë ndjekur modën në vitet e 90-ta dhe vishnin funde mbi pantallona.

Mirëpo, jo të gjithë kanë rënë pre e një pakujdesie të rastit, që veshjet e tyre të krijojnë iluzionin optik, sikur të jenë të zhveshur, transmeton Telegrafi.

Kjo i ka ndodhur pikërisht një gruaje, që ndodhej në një super-market dhe prej belit e sipër dukej normal. Por, pantallonat ngjyrë lëkurë, bënin të dukej se nuk ka veshur pantallona, e as brekë.

pantallonat ngjyre lekure krijuan iluzion optik provokativ foto - Pantallonat ngjyrë lëkure krijuan iluzion optik provokativ (Foto)

Ngjyra e pantallonave bënte të dukej se nuk ka veshur asgjë

Imazhi i padenjë që duket edhe shumë qesharak, është bërë viral duke u shpërndarë më se 60 mijë herë. /Telegrafi/

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.