Paraditen e sotme, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i shoqëruar edhe nga drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës, Arbër Bytyqi dhe zyrtarë të tjerë komunal kanë inspektuar punimet në asfaltimin e rrugicës “Shaban Biba” e cila gjendet në rrugën “Arsim Bega”.Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu nga inspektimet e punimeve pa se po bëhet një punë cilësore dhe se një standard i tillë do të implementohet në çdo projekt infrastrukturore që do të realizohet në territorin e Ferizajt.“Sot është një ditë e rëndësishme për banorët e kësaj lagje, kësaj rruge. Po asfaltohet shtresa e dytë e rrugicës “Shaban Biba” që gjendet në rrugën “Arsim Bega”, rrugë kjo që paraqet një arterie të rëndësishme qarkullimi për këtë zonë, natyrshëm duke ndikuar përveç në kualitetin e jetës për banorët edhe në rritjen e vlerës së pronave në këtë zonë. Qeverisja ime është e vendosur të mbikëqyr detajisht realizimin e çdo projekti infrastrukturor, për të garantuar cilësi të punimeve dhe standard evropian të rrugëve me gjithë infrastrukturën e nevojshme. Edhe ky projekt ka mbikëqyrjen e vet profesionale dhe nuk do të toleroj realizimin e asnjë projekti që nuk përmbush kushtet e nevojshme të parapara sipas kontratës” tha Aliu.Ky projekt infrastrukturor është tre vjeçar dhe kap një vlerë prej 100,000 euro.
Paraditen e sotme, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i shoqëruar edhe nga drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës, Arbër Bytyqi dhe zyrtarë të tjerë komunal kanë inspektuar punimet në asfaltimin e rrugicës “Shaban Biba” e cila gjendet në rrugën “Arsim Bega”.
Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu nga inspektimet e punimeve pa se po bëhet një punë cilësore dhe se një standard i tillë do të implementohet në çdo projekt infrastrukturore që do të realizohet në territorin e Ferizajt.
“Sot është një ditë e rëndësishme për banorët e kësaj lagje, kësaj rruge. Po asfaltohet shtresa e dytë e rrugicës “Shaban Biba” që gjendet në rrugën “Arsim Bega”, rrugë kjo që paraqet një arterie të rëndësishme qarkullimi për këtë zonë, natyrshëm duke ndikuar përveç në kualitetin e jetës për banorët edhe në rritjen e vlerës së pronave në këtë zonë. Qeverisja ime është e vendosur të mbikëqyr detajisht realizimin e çdo projekti infrastrukturor, për të garantuar cilësi të punimeve dhe standard evropian të rrugëve me gjithë infrastrukturën e nevojshme. Edhe ky projekt ka mbikëqyrjen e vet profesionale dhe nuk do të toleroj realizimin e asnjë projekti që nuk përmbush kushtet e nevojshme të parapara sipas kontratës” tha Aliu.
Ky projekt infrastrukturor është tre vjeçar dhe kap një vlerë prej 100,000 euro.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.