Skip to content
Ferizaj24
Menu
  • Ferizaj
  • Lajme
  • Kulturë
  • Sport
  • Showbiz
  • Teknologji & Auto
  • Tjera
    • Kronikë e zezë
    • Opinione
    • Kuzhina
    • Video
  • Qyteti
Menu
Komuna e Ferizajit1 - Kërkohet anulimi i vendimit për pagesat me këste për leje ndërtimore në Ferizaj

Kërkohet anulimi i vendimit për pagesat me këste për leje ndërtimore në Ferizaj

Posted on 5 June, 2018

Organizata INPO ka reaguar ndaj vendimit të Kuvendit Komunal të Ferizajt për lejimin e pagesës përmes kësteve për lejen ndërtimore të kategorisë II.

Kuvendi komunal në mbledhjen e rregullt, sipas propozimit të Kryetarit të Komunës ka marrë vendim për lejimin e pagesës së lejeve ndërtimore të kategorisë II (ndërtime të larta), me katër këste.

Sipas këtij vendimi, kësti i parë paguhet në shumën e 40% të vlerës së përgjithshme para lëshimit të vendimit për leje ndërtimore, kësti i dytë, 20% e vlerës së përgjithshme paguhet katër muaj pas datës së vendimit të të lejes, kësti i tretë, 20% e vlerës së përgjithshme (pjesa e mbetur) paguhet tetë muaj pas datës së vendimit dhe kësti i katërt i vlerës së përgjithshme paguhet dymbëdhjetë muaj pas datës së vendimit të lejes ndërtimore.

INPO vlerëson se ky vendim është në kundërshtim me Ligjin për Ndërtim dhe për përcaktimin e procedurave për përgatitjen dhe shqyrtimin e kërkesave për kushtet ndërtimore, leje ndërtimore dhe leje rrënimi për kategorinë e I-rë dhe të II-të të ndërtimeve, të cilët e obligojnë komunën të lëshojë leje ndërtimi për kategorinë II, vetëm pasi të jenë përmbushur kushtet ndërtimore dhe të jetë ofruar dëshmia e pagesës për taksën e lejes ndërtimore.

Sipas organizatës, vendimi përveç se është i kundërligjshëm, ai cenon edhe parimin fundamental kushtetues, atë të barazisë para ligjit, meqë ky vendim diskriminon qytetarët e Ferizajt, të cilët aplikojnë për leje ndërtimi të kategorisë së I-rë.

INPO kërkon që urgjentisht ky vendim të anulohet nga vet kuvendi komunal dhe nga ministria e linjës dhe që shqyrtimi i lejeve të ndërtimit të bëhet vetëm nën frymën e ligjit dhe parimit të transparencës në procedurat administrative.

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.

Moti në Ferizaj

booked.net


Ky portal mirëmbahet nga "Ferizaj24". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Ferizaj24". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e përdorimit.

Na kontaktoni:
[email protected]


Facebook
Instagram
X Social
Pinterest
YouTube

Navigimet

  • Ferizaj
  • Lajme
  • Kulturë
  • Sport
  • Showbiz
  • Teknologji & Auto
  • Qyteti i Ferizajt
  • Moti ne Ferizaj
  • TOP 10 Restorantet më të mira në Ferizaj
Loading...
©2023 Ferizaj24 | Design: Newspaperly WordPress Theme