muharrem sfarqa2 560x416 - Përçarje në LDK-në e Ferizajt, kërkohet shkarkimi i Muharrem Sfarqes!

Disa nëndegë të LDK-së në Komunën e Ferizajt, kanë dërguar kërkesë në kryesi të partisë për shkarkimin e kryetarit të LDK-së në këtë komunë, Muharrem Sfarqa. Duke u ndjerë të neglizhuar nga ai, nëndega e kësaj partie në fshatin Nerodime së bashku me dhjetëra aktivistë të LDK-së kanë aderuar të Nisma Socialdemokrate.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” Arsim Bajrami, ish-kryetar i nëndegës së LDK-së në Nerodime dhe nënkryetar i forumit rinor. Sipas tij, kryetari Sfarqa ka qenë neglizhentë ndaj tyre, dhe kjo ka qenë arsyeja që i ka shtyrë të largohen nga LDK.

“Janë neglizhuar nëndegët e LDK-së dhe për këtë arsyeje kanë ndodhur aderimet. Familja ime ka qenë themeluese e nëndegës së LDK-së në fshatin Nerodime, kemi qenë të neglizhuar edhe nga ish-kryetari i Komunës z. Sfarqa. Jo vetëm ne por të gjithë ajo ajka e LDK-së ka qenë e neglizhuar dhe e nënçmuar, e pastaj disa janë tërhequr e disa të tjerë kanë stagnuar”, u shpreh Bajrami.

Besnik Berisha..1 - Përçarje në LDK-në e Ferizajt, kërkohet shkarkimi i Muharrem Sfarqes!

Ai po ashtu bëri të ditur se për të tretën herë radhazi po kërkohet shkarkimi i kryetarit të LDK-së në Ferizaj, me shpresën se kësaj radhe do të merret më seriozitet pas largimeve të fundit nga kjo parti.

Ndryshe, nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, ditë më parë deklaroi se partia e tij nuk ka pasur unitet më të madh që prej vitit 2006. Haziri ka thënë se mungesa e kreut të partisë, Isa Mustafa për disa muaj derisa ishte në shërim jashtë vendit, ka qenë zbrazëti, por me kthimin e tij në Prishtinë kjo zbrazëti, sipas Hazirit, është mbyllur.

Zgjedhjet e brendshme në LDK priten të mbahen në maj të vitit 2019. /Gazeta Blic/

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.