ferizaj zeropese.com .... 701 560x416 - Ferizaj: Dezinfektohen hapësira publike e godina institucionesh, apelohet tek bizneset te bëjnë të njëjtën gjë!

Dezinfektohen hapësira publike e godina institucionesh në Ferizaj, apelohet tek bizneset t’i dezinfektojnë hapësirat e tyre

Ferizaj me mobilizim të jashtëzakonshëm në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve nga rreziku që i ekspozohen virusit COVID-19, bëri sonte dezinfektimin e hapësirave publike, përkatësisht objekteve e hapësirave punuese e pritëse të Stacionit të Autobusëve, ndërmarrjeve publike, institucioneve kulturore për të vijuar të nesërmen me plan dinamik edhe dezinfektimin e hapësirave të frekuentueshme nga qytetarët përfshirë me fokus godinat shkollore e mjetet e transportit publik.

Madje, Komuna e Ferizajt ka urdhëruar edhe veprimtaritë biznesore e të tjera që të bëjnë dezinfektimin e hapësirave që përdorin sipas udhëzimeve të institucioneve qendrore shëndetësore.

Pa panik, me kujdes të shtuar e masa efektive, shëndeti i qytetarëve nuk rrezikohet!

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.