Paraditen e sotme, në ambientet e Kuvendit të Komunës është mbajtur diskutimi publik me qytetarë dhe grupet e interesit lidhur me draft rregulloren komunale për mënyrën dhe kushtet e menaxhimit dhe shfrytëzimit të objekteve sportive publike. Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi Bytyçi, bashkë me drejtoreshën e kulturës, rinisë dhe sportit, Xhemile Murati Shabani, udhëheqësin e sektorit të sportit në Ferizaj, Bashkim Haxhimusa si dhe kryetarin e komisionit komunal për hartimin e akteve juridike, Liridon Jetishi kanë paraqitur në detaje para qytetarëve këtë dokument të rëndësishëm për menaxhimin dhe shfrytëzimin e hapësirave publike, dokument që po hartohet për herë të parë në Komunën e Ferizajt.

Kristina Gashi Bytyqi, Kryesuese e Kuvendit të Komunës, përveç prezantimin të punës së komisionit komunal për hartimin e akteve juridike përkitazi me këtë dokument, njoftoi se kjo draft rregullore është nismë e ekzekutivit, gjegjësisht Kryetarit të Komunës, Agim Aliu për të fuqizuar edhe më tutje sportin ferizajas që për herë të parë të vendoset rregull për menaxhimin dhe shfrytëzimin e objekteve dhe hapësirave publike sportive të Komunës së Ferizajt.

Edhe drejtoresha e kulturës, rinisë dhe sportit, Xhemile Murati Shabani shpjegoi në hollësi të gjithë përmbajtjen e rregullores, përparësitë e saj në planin e strukturimit dhe menaxhimit me financat që burojnë nga shfrytëzimi i objekteve publike sportive. Drejtoresha Murati Shabani theksoi se tarifat e parapara për shfrytëzimin e objekteve sportive do të inkorporohen në Rregulloren Komunale të të Hyrave Vetanake, pas përfundimit të diskutimit publik dhe shqyrtimit të propozimeve të qytetarëve dhe grupeve të interesit.

Pjesëmarrësit në këtë diskutim publik shprehën pakënaqësinë e tyre lidhur me disa nga grupet e tarifave për shfrytëzimin e objekteve publike sportive, shqetësime këto që u evidentuan si propozime nga ky diskutim publik. Një përgjigje para qytetarëve për ligjshmërinë e dokumentit dhe hartimit të tij, si dhe punën në tërësi të Komisionit Komunal për Hartimin e Akteve Juridike dha edhe kryetari i këtij komisioni, Liridon Jetishi, ndërsa Bashkim Haxhimusa – udhëheqës i sektorit të sportit, elaboroi në tërësi përparësitë e miratimit të një dokumenti tillë nga Kuvendi i Komunës, si lehtësi dhe rregull për klubet sportive dhe objektet publike sportive në territorin e Ferizajt.

36324371 1839259336119893 1400524449370865664 n - Ferizaj diskuton për draft rregulloren komunale për mënyrën dhe kushtet e menaxhimit dhe shfrytëzimit të objekteve sportive publike

36295893 1839259349453225 8379344898003828736 n - Ferizaj diskuton për draft rregulloren komunale për mënyrën dhe kushtet e menaxhimit dhe shfrytëzimit të objekteve sportive publike

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.