Loading...

E ardhmja e Bylbyl Sokolit te Ferizaj duket që nuk është aspak e sigurtë.

VIDEO

Trajneri i mirënjohur nuk ka drejtuar ekipin në fillim të përgatitjeve për sezonin e ri.

Edhe faqja zyrtare e klubit e ka vënë në dyshim të ardhmen e Sokolit, duke theksuar që për trajnerin do të vendoset së shpejti.

“Sot skuadra jonë ka filluar stërvitjet për sezonin e ri. Stërvitjet i ka udhëhequr ndihmës-trajneri, Burim Çerkini.

Në stërvitje të pranishëm ishin shumica e futbollistëve të cilët ishin pjesë e klubit tonë në sezonin e kaluar, dhe gjithashtu pjesë në stërvitje ishin edhe disa transferime të reja, të cilët do t’i prezantojmë në ditët në vazhdim.

Ndërsa për trajner do të vendoset shumë shpejtë”, thuhet në njoftim.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Loading...



Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.