Fitore pas fitore, kjë është skuadra e Ferizajt.
Në drejtimin e Bylbyl Sokolit, Ferizaj shënoi edhe fitoren e tretë me radhë, mirëpo pa asnjë dyshim ishte kjo fitorja më e madhe dhe më e rëndësishme për këtë skuadër, pasi përveç tri pikëve të vlefshme, mposhti rivalin direkt 2:4.
Dren Gashi e kaloi në epërsi Ferizajn, por Jetmir Topalli pak para pushimit e barazoi rezultatin.
Me të nis pjesa e dytë, Dren Gashi shënoi edhe një gol tjetër që ua preu këmbët vendasve, pasi nuk vonoi shumë edhe goli i tretë i shënuar nga Qëndrim Dautaj.
Krejt në fund për “pokerin” e Ferizajt u përkujdes Ermal Krasniqi, që së bashku me shokët e tij e largojnë Ferizajn për momentin nga zona e barazhit.
Goli i Bajram Nebija per vendasit ishte vetëm për statistika.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.