80000817 6845 587x3921 1 560x392 - Ferizaj mirëpret diasporën


Drejtoria komunale për Kulturë, Rini dhe Sport në Ferizaj, ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për “Ditët e Diasporës”, ku do të organizohen shumë aktivitete kulturore dhe sportive për nder të tyre.

Me bashkëfinancim të komunës së Ferizajt dhe Ministrisë së Diasporës, edhe këtë vit do të mbahet“Ditët e Diasporës 2016”.

Për këtë qëllim tashmë Drejtoria e Kulturës, ka bërë edhe agjendën e aktiviteteve që pritet të zhvillohen nga data 15 korrik deri me 3 gusht.

“Brenda kësaj kohe do të kemi shumë ngjarje kulturore dhe sportive duke filluar nga data 15 korrik ku do të mbahet panairi i sportit, ky aktivitet organizohet së bashku me Komitetin Olimpik të Kosovës dhe me Drejtorinë e sportit ngjarje kjo që mbahet për herë të parë në qytetin e Ferizajt. Pas kësaj ngjarje të shtunën do të fillojë edhe garat e Street Ball-it në Ferizajt pastaj do të vazhdohet në qytetet tjera dhe prape përfundimin do ta ketë në qytetin e Ferizajt”, ka thënë drejtori për Kulturë, Rini dhe sport, Naim Ferati.

Sipas drejtorit vëmendje e madhe kësaj herë i është kushtuar aktiviteteve sportive.

“Së bashku me Federatën e Volejbollit kemi organizuar edhe garat ndërkombëtare në Beach Volley që do të zgjasin tri ditë ne qytetin e Ferizajt”, tha Ferati.

U bë e ditur se gjatë “Ditëve të Diasporës”, janë organizuar edhe aktivitete të shumta kulturore, duke filluar nga orë letrare, mbrëmje filmi, rok mbrëmje shfaqje teatrale, koloni artistike , koncerte nga ansambli “Kastriotët”.

Po ashtu do të mbahet edhe panairi me produkte ushqimore dhe artizanale në sheshin e qytetit për tri ditë radhazi.

Ndërsa me datën 30 korrik do të organizohet edhe një HI King për në fshatin Jezerc.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:


Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.