Të hënën në Ferizaj, është bërë hapja e Fabrikës së Brumërave “Orex Plus”. Në përurimin e kësaj fabrike morën pjesë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli; ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami; kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa; deputet të Kuvendit së Kosovës, si dhe shumë e shumë mysafirë të tjerë.

Në ceremoninë e hapjes së Fabrikës së Brumërave “Orex Plus’’, kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, tha se hapja e bizneseve, ka rëndësi të jashtëzakonshme për komunën e Ferizajt.

“Komuna e Ferizajt, sipas mundësive që ka, po përpiqet ta ndihmojë përmirësimin e mjedisit biznesor dhe të mbështesë qoftë themelimin e bizneseve të reja, qoftë zgjerimin e bizneseve ekzistuese, duke e konsideruar forcimin bizneseve të vogla dhe të mesme si faktorin më të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik në kushtet tona. Ne tashmë disa herë kemi dhënë prona komunale, me qëllim që të themelohen biznese të reja, ose të zgjerohen kapacitetet e bizneseve ekzistuese, ndërkohë që po krijojmë mundësi për hapjen e zonave të reja ekonomike”, ka thënë kryetari Svarqa, përderisa ka shtuar se përmes Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik gjatë këtij viti është financuar në ndërtimin e infrastrukturës në zonat industriale me 70 mije euro.

Ndërkaq kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se Ferizaj përmes krijimit të bizneseve të vogla, është duke u munduar të dërgoj mesazh se si zhvillohet vendi ynë.

“Si institucioneve, qoftë nga niveli qendror, qoftë nga ai lokal, do të punojmë bashkërisht që të lehtësojmë sa më shumë punën e këtyre njerëzve, të cilët po përpiqen, me shumë peripeci, të hapin vende të lira pune dhe të rrisin prodhimin vendor”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Duke falënderuar pronarët e fabrikës për lajmin e mirë që numri i punëtorëve të saj do të rritet vit pas viti, kryetari Veseli inkurajoi ata që të vazhdojnë më punë dhe biznesin e tyre. Veseli konfirmoi se do të punohet që kamatat e kredive të ulen, duke u mundësuar investitorëve vendorë dhe atyre jashtë vendit, që të vijnë dhe investojnë në Kosovës, ndërsa bizneseve aktuale, t’i zhvillojnë edhe më tej ato.

Nga ana tjetër ministrja e Tregtisë dhe Hykmete Bajrami është shprehur se përmes hapjes sa fabrikave po përmirësohet edhe jeta e qytetareve të Komunës së Ferizajt.

“Sot këto 30 vende të punës që hapen në Komunën e Ferizajt, përmirësojnë jetën e qytetareve, dhe këto produkte do të ndikojnë drejtpërdrejt në zbutjen e bilancit tregtarë në mënyrë të drejtpërdrejt, ne po zëvendësojmë produktet e importuara me produkte tona vendore. Unë dëshirojë t’ju njoftoj për dy projekte që janë shumë të rëndësishme për bizneset, është projekti i Fondi Kosovar për garanci kreditore i cili është njëri ndër projektet më të mëdha që ka pasur Qeveria në bashkëpunim me donatorët dhe lehtësojnë drejtpërdrejt qasjen e financave si dhe projektin për certifikimin e produkteve që ju ndihmon prodhuesve që të certifikojnë produktet e tyre në mënyrë që ata mos të synojnë vetëm tregjet vendore por edhe ato ndërkombëtare e cila mundësohet me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA)”, ka thënë Bajrami.

Nga ana tjetër Elmaz Çoçaj, pronar i “Orex plus”, ka thënë se gjatë tri viteve të ardhshme synon që të bëjë edhe industrinë e brumërave, që është mungesë e saj.

“Kompania jonë është themeluar në vitin 1991, këtë vit i kemi bërë 25 vite, dhe në këtë 25 vjetor, ne po zgjerojmë biznesin tona nga furra të vogla në një fabrikë”, ka thënë Çoçaj.

U bë e ditur se deri më tani kjo kompani ka punësuar 30 punëtore. Në këtë fabrikë do të prodhohen keksa të llojeve të ndryshme, buke integrale dhe bukë misri.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:


Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.