Bazuar në Ligjin për Teatrot, si dhe kërkesën e komunitetit të aktorëve dhe menaxhmentit të Teatrit Profesionist “Adriana Abdullahu” në Ferizaj, Agim Aliu, Kryetari i Komunës së Ferizajt, ka marr vendim për themelimin e Këshillit Drejtues të Teatrit “Adriana Abdullahu” në Ferizaj në këtë përbërje:

1. Nexhat Xhokli;

2. Dije Demiri – Frangu;

3. Albion Sherifi – Përfaqësues nga komuna;

4. Mevlan Saraçi;

5. Besim Ugzmajli.

Sipas kumtesës për media, në kuadër të politikave kulturore, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu në prioritetet qeverisëse ka edhe rregullimin e statusit ligjor si dhe propozimin e dokumentacionit përkatës për menaxhimin më efikas me institucionet e kulturës si dhe mbështetjen e shtuar për aktivitetet identitare kulturore që organizohen në komunën tonë.

Këshilli Drejtues i Teatrit Profesionist “Adriana Abdullahu” po themelohet për herë të parë me kompetencën e mbikëqyrjes së punës së teatrit, hartimin e statutit të teatrit, aprovimin e politikave afatgjata të zhvillimit të teatrit, politikën artistike dhe kompetenca të tjera të parapara sipas ligjit në fuqi për teatrot.

Ky këshill ka mandat 4 vjeçar dhe parashihet të themelohet në kuadër të organizim të brendshëm të institucionit të Teatrit.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.