Pesë shtëpi në rrugën “Shabi Lipovica”në Ferizaj po e sigurojnë vetë energjinë elektrike. Krejt kjo pasi KEDS-i nuk u ka siguruar shtylla elektrike.

Njëra nga familjet thotë se po banojnë në shtëpi me qira, pasi shpenzimet e gjeneratorit janë shumë të mëdha për të kaluar tek shtëpia e re ku mungojnë shtyllat elektrike. Po ashtu thanë se nga forma se si po sigurohet energjia elektrike, po u rrezikohen fëmijët.

Admirim Sylejmani nga Ferizaj është larguar nga shtëpia. Ai po e ka te pamundur te jetoj ne në rrugën Shabi Lipovica. Kjo pasi shtëpia e tij nuk ka qasje ne energji elektrike. Madje edhe shtëpinë thonë se e kanë rregulluar me gjenerator.

“Për momentin jetoj me qira për shkak se nuk kemi rrymë në shtëpinë time. Shtëpia është ndërtuar para pesë-gjashtë muajsh por nuk po mundem ta shfrytëzoj pasi nuk po vjen energjia elektrike. Kjo është katastrofë për mua. Jetojmë si në kohën e gurit e jo në shekullin XXI. KEDS-i ka refuzuar kërkesat tona, kanë thënë që shpenzimet vet duhet mbuluar banorët pasi atyre nuk u takon të investojnë”, thotë për RTV Dukagjinin Admirim Sylejmani.

E, Qerim Ukshini, i cili banon në këtë rrugë, energjinë elektrike e siguron nga fqinjtë, ndërsa ora e improvizuar nga vetë këta të fundit, thotë se po i rrezikon vazhdimisht fëmijët.

“Kërkesa ime është të vij KEK-u e të na sigurojë shtyllat e ne të bëhemi me rrymë, pasi rrymën e marr nga fqinjët që kam larg 120 metra. Kjo rrymë nuk po mundet të përcillet në dy apo tre shtëpi. Rrezikohen edhe fëmija të mbyten në rrymë”, thotë banori Qerim Ukshini, përcjell Telegrafi.

Për këtë çështje RTV Dukagjini e ka kontaktuar KEDS-in, dhe përkundër që është pritur për një përgjigje nëse këta të fundit do të ndërmarrin diçka për rregullimin e këtij shqetësimi, ata nuk u përgjigjën.

Sipas banorëve deri në 4 mijë euro është kostoja e rregullimit të shtyllave nga vetë ata, duke e konsideruar një shumë të lartë.

Ndërsa edhe faturat i konsiderojnë të shtrenjta duke e pasur parasysh formën se si e sigurojnë energjinë elektrike.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.