Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person pasi i njëjti tri ditë më parë kishte sulmuar fizikisht familjarët e tij (gruan dhe vajzën).
Si pasojë e sulmit viktimat kanë pësuar lëndime trupore për çka dhe u është ofruar tretmani mjekësor, njofton Klan Kosova.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Rasti ka ndodhur në Ferizaj.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.