Sherreti së shpejti bëhet me infrastrukturë të re
Kanë nisur punimet për zgjerimin e rrugës si dhe rregullimin e infrastrukturës nëntokësore në lagjen “Sherret” të Ferizajt.

Për të parë nga afër këto punime sot doli edhe kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i shoqëruar edhe nga drejtori i Infrastrukturës Arbër Bytyqi, por edhe qytetarë të shumtë. Me këtë rast është thënë se ky projekt do ta përmirësoj dukshëm cilësinë e jetësuese së banorëve të kësaj lagjeje e cila konsiderohet si më e vjetra dhe me të cilën identifikohet edhe Ferizaj.

Kryetari i Ferizajt Agim Aliu, ka thënë se bëhet fjalë për një projekt të munguar e që zë fill qysh nga mandati i parë i tij qeverisës, përderisa ka shtruar se krahas këtij projekti komuna do ta shqyrtoi mundësinë e realizimit edhe të projekteve tjera me qëllim që kësaj zone t’ia kthej atraktivitetin e një zone me potencial të madh zhvillimor.

“Sot gjendem në lagjen me urbane të qytetit, lagjen identitare të Komunës së Ferizajt, që ne shumë shpesh krenohemi dhe flasim për këtë lagje, por sikur pushtete duke përfshirë të gjitha, sikur e kanë lënë anash. Prandaj edhe jam i lumtur që sot më në fund po e mbyllim këtë kaptin që ka qenë e harruar nga pushtetet dhe nga investimet, por ja që çdo pune i vije fundi dhe sot ne po vemi fundin e një projekti që është dashur të ndodh kaherë”, ka thënë kryetari Aliu.

“Do të doja që të keni në këtë rast, një mirëkuptim nga qytetarët e kësaj lagje, por në të njëjtën kohë po besoj se jemi duke dhënë porosinë e qartë se qeverisja jonë është duke u rikthyer, respektivisht është duke vëne prioritete tek ato zona, tek ato lagje, tek lokalitete të cilat do të duheshin të trajtoheshin vite më parë. Jemi këtu në një lagje që është dashur që të kryhet në vitin 2014-2015 sipas planifikimeve, por është dashur që të pritet edhe katër vite që praktikisht ky projekt të fillojë , sepse ju e dini që ne kishim filluar këto investime dhe pikërisht jemi këtu pran lumit që ne atëherë në vitin 2012-2013 e kishim filluar dhe që mbeti në gjysmë dhe nuk përfundoi ashtu siç ishte parë, por qeverisja ime do të ketë gjithë vëmendjen, që kjo zonë të ketë gjithë vëmendjen e duhur që të jenë një zonë urbane dhe që të kryhen projektet e planifikuara që përfshinë, kanalizimin atmosferik dhe fekal, në një pjesë të caktuara do të ketë edhe intervenime edhe ne ujësjellës”, është shprehur ai.

Në anën tjetër edhe banorët janë shprehur se me këtë projekt po tregohet përkushtimi institucional. Madje kanë shtuar se në zemër të Ferizajt e kanë merituar qysh me herët. Kjo zonë përbën zonën më atraktive të qytetit. Ofron potencial për zhvillimin edhe të projekteve tjera përfshirë ato rekreative, sportive e ambientale.

Si kryetari Aliu, por edhe banorët janë shprehur pro këtyre projekteve, duke thënë se posedon potencial të mjaftueshëm. Në kuadër të këtij projekti përfshihet asfaltimi dhe rregullimi kanalizimit atmosferik dhe fekal në rrugën “Sherret ”,asfaltimi dhe rregullimi i kanalizimit në rrugën “Hasan Cerkini” si dhe asfaltimi i rrugicave ne rrugën “Gjergj Fishta” si dhe rregullimi i rrjetit të ujësjellësit, kanalizimit fekal e atmosferike i po të këtyre rrugicave. Vlera e këtij projekti kap shumën rreth 200 mijë euro, ndërsa është projekt dy vjeçare.

Vlerësoni këtë lajm

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.