Mbështetja e të rinjve dhe aktiviteteve që ideojë këta të fundit zënë një vend të rëndësishëm në platformën e qeverisjes lokale. Paraditen e sotme, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka pritur në takim drejtuesit e klubit rinor “Rin’on”. Më këta të fundit, i pari i Ferizajt, Agim Aliu diskutoi për iniciativën e tyre për themelimin e bibliotekave në shkolla kryesisht në fshatra. Një ide e tillë padyshim që do të gëzoj mbështetjen e institucioneve lokale u shpreh Kryetari i Komunës, Agim Aliu.

Vanesë Sadriu nga Klubi “Rin’on” shpjegoi në hollësi gjithë iniciativën për themelimin e bibliotekave në shkollat kryesisht të fshatrave të Ferizajt, aty ku ato mungojnë. Ajo njoftoi të parin e Ferizajt për rezultatet e shënuara nga këto aktivitete si dhe synimet që ka kjo organizatë rinore për të ardhmen.

Në këtë takim, u bisedua edhe për tema të tjera, kryesisht për arsimin dhe angazhimin e të rinjve në aktivitete të ndryshme, për të cilat, Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu tha se e kanë mbështetjen e fuqishme nga institucioni i Komunës.

Vlerësoni këtë lajm

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.