femijet ne diten e forces 11 560x416 - Forca e Sigurisë së Kosovës shënon Ditën e Forcës

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) organizon sot ‘Ditën e Hapur’ për nder të ‘Ditës së Forcës’, në të gjitha kazermat e saj.

Manifestimi qendror do të mbahet në kazermën ‘Adem Jashari’ në Prishtinë, në ora 10:00.

Me pas Ministri Rrustem Berisha dhe komandanti gjenerallejtënant Rrahman Rama do të prononcohen për media.

Në Ditën e Forcës, FSK-ja mirëpret qytetarët në të gjitha kazermat e saj, si në: Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozotin, ku vizitorët do të kenë mundësi të shohin pajisje, demonstrime dhe aktivitete të shumta që dëshmojnë për kapacitetet e FSK-së.

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.