kosova 1543256114 5268709 11 560x347 - Inspektohen bizneset në Ferizaj për mbishkrimet ‘Kosova dhe Metohia’

Drejtoria e Inspektoratit e Komunës së Ferizajt sot ka inspektuar qendrat tregtare rreth mbishkrimeve antikushtetuese “Kosova dhe Metohia” apo “Kosova UNMIK” në produktet serbe.
Sipas kësaj Drejtorie gjendja vlerësohet nën kontroll, por produktet e hyra pas datës 19 nëntor me këtë mbishkrim do të konfiskohen.

Zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë kanë cilësuar gjendjen të kënaqshme ndërkaq u kanë bërë më dije të gjithë tregtarëve se produktet e hyra në treg më këto mbishkrime pas datës 19 nëntor do të konfiskohen.

Bazuar në lëvizjet e fundit ekonomike dhe masat ndaj produkteve të Serbisë në qarqet e ndryshme janë paraqitur shqetësime se mund të ketë ngritje çmimesh.

Por, aktualisht në tregun e Ferizajt, thuhet se nuk është vërejtur ndonjë rritje e theksuar kurse pas një kohe pritet të ketë lëvizje.

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.