w 36 560x416 - Formacionet zyrtare: Kosovë – Slloveni, ky është vendimi për Edon Zhegrovën

Kosova do të rikthehet sonte të luajë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kombëtarja e Kosovës do të luajë sonte ndaj Sllovenisë me fillim nga ora 20:45, shkruan GazetaBlic Sport.

“Dardanët” do të ”ngrejnë kokën” lartë pas humbjes ndaj Maqedoninë e Veriut dhe ndeshjeve pa fitore.

Kosova nuk e ka nisur aspak mirë Ligën C të kombeve – pasi ka humbur ndaj Greqisë dhe ka barazuar me Moldavinë 1-1.

Trajneri Bernand Challandes do të mundohet të kthejë “buzëqeshjen” – pas gjashtë ndeshjeve pa fitore.

Janë publikuar formacionet zyrtare atje ku ka ndryshime. Nuhiu nuk do të jetë në qendër të sulmit, por në vendin e tij do të jetë Kololli. Nga minuta e parë do të jetë edhe Edon Zhegrova dhe Leart Paqarada.

Muric. Hadergjonaj, Dresevic, Aliti, Paqarada, Shala, V.Berisha, Zhegrova, Celina, Zeneli, Kololli.

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.