Është gjetur trupi i pajetë i personit nga Ferizaji me inicialet Sh.B i cili është shpallur i zhdukur para tre dite.
Trupi i tiji pajetë është gjetur mes fshatit Gadime dhe Kishnapole të Komunës së Lipjanit.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi ka konfirmuar rastin për Indeksonline, i cili ka thënë se rasti është duke u hetuar nga prokuroria dhe policia.
“Është gjetur trupi i pajetë 32 vjeçarit nga Ferizaji SH.B i cili është zhdukur para 3 dite. Trupi i tij është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion. Policia dhe prokuroria po heton rastin”, ka thënë Gashi për Indeksonline.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.