Reperi i njohur nga Peja, Gjiko, është një prej reperëve më të pëlqyer të tregut muzikor shqiptar.
Ai u ngrit në karrierë falë këngëve të suksesshme, prapa të cilave qëndroi gjithmonë njeriu më i besueshëm i tij – producenti Big Bang.
Ky i fundit, emri i vërtet i të cilit është Arbër Gjikolli, ka festuar sot (e e martë) ditëlindjen e tij.
Me këtë rast, ai ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e tij.

Gjiko i bën dhuratë vëllait për ditëlindje (Foto: Gjiko/InstaStory)
Në një ditë si kjo, Gjiko u kujdes që Arbrit t’i organizojë një befasi vërtet të këndshme, duke i bërë edhe një dhuratë mjaft luksoze.
Ai i ka dhuruar të vëllait një veturë të tipi ‘BMW M4’ për ditëlindje.

Kjo është dhurata luksoze që Gjiko i bëri vëllait të tij, producentit Big Bang (Foto: Gjiko/InstaStory)
Këtë e bëri të ditur përmes një videoje të publikuar në InstaStory, ku ndër to shfaqte edhe momentin kur i dhuroi vëllait dhuratën e shtrenjtë.
Gjiko këtë vit ka qenë shumë aktiv në muzikë me projekte e koncerte të ndryshme, teksa nxori në shitje edhe ‘mixtape’-in e tij. /Telegrafi/
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.