Reperi Gjiko dhe moderatorja Elita Rudi javë më parë kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë. Martesa e tyre bëri bujë të madhe, por që asnjëri nga ta nuk kanë folur më parë për dasmën.

Në emisionin “ShowRoom me Gentën”, Gjiko tregoi detaje nga martesa e tyre. Ai ka treguar nëse ka ndryshuar diçka në jetën e tyre tash pas martesës.

gjiko tregon prapaskenat e dasmes me eliten - Gjiko tregon prapaskenat e dasmës me Elitën

“Nuk ka ndryshuar asgjë hiç, është krejt njëjtë. Ne ashtu kemi bashkëjetuar dy – tre vjet para se të martoheshim. Është më mirë, është më mirë për të sepse një femër ndihet me e sigurt kur ia ngjet një unazë në gisht, unë ia kam shti dy. Por, për mua kështu është njëjtë”, është shprehur reperi.

Lexo po ashtu:

Gjiko rrëfeu po ashtu pse nga dasma e tyre ka publikuar vetëm një fotografi.

“Unë jam munduar shumë që ta mbaj private punën e dasmës. E kam postuar vetëm një foto të dasmës, nuk kam pasur as Instastory as kurrgjë. Por, është shpërndarë prej mysafirëve. Nuk ka qenë diçka që nuk është dashtë me bë, por thjeshtë ne kemi pas diçka personale edhe lidhjen e kemi pas private, nuk ka qenë diçka që e shfrytëzojmë për shoubiz, është diçka shumë e shenjtë e nuk bën me qit në publik që të jetë më e prekshme për njerëzit e tjerë, që kishim mundur të prishim a diçka”, ka thënë Asdren Gjikolli.

Ai ka treguar nëse e ka bërë nervoz Elitën në ditën e dasmës dhe cilat kanë qenë kërkesat e tij ndaj saj po në atë ditë.

“Jo. Faktikisht në ditën e dasmës e kam pasur një kërkesë. Ia kam lënë shumicën e kërkesave asaj, por unë i kam pas dy-tri kërkesa. Një ndër to ka qenë mos ta shoh atë ditë nusen dhe e dyta mos të shkoj me të në prova të fustanit të bardhë ose ta shoh në fustan të bardhë”.

“Kam dashur ta shoh atë moment që martohem me vello. Edhe Elita para se të martoheshim nuk ka pasur asnjë foto me vello dhe kur ka pasur ndonjë ofertë për të reklamuar veshje të nusërisë nuk e ka bërë, sepse edhe për atë ka qenë e veçantë që veshjet e nusërisë t’i veshë në ditën kur martohet”, ka thënë këngëtari që më tutje bëri të ditur cila ka qenë frika gjatë dasmës.

gjiko tregon prapaskenat e dasmes me eliten 1 - Gjiko tregon prapaskenat e dasmës me Elitën

“Unë e kam pasur atë tuten se mos rrëzohet ajo prej takave. Ajo nuk ka ndodhur e tjerat kanë shkuar mirë. Nuk është që kemi dashur të bëjmë diçka, ta zbulojmë raketën, por ka qenë dasmë dhe bukur, sepse ka qenë energjia e mirë dhe mysafirët janë kënaqur dhe janë gëzuar. Kjo ka pasur për neve rëndësi”.

Lexo po ashtu:

Sa u përket shpenzimeve për dasmën e madhe, Gjiko është përgjigjur: “Ka kushtuar më lirë sesa kam qenë i gatshëm të paguaj”.

Në lidhje me çejzin që Elita kishte përgatitur për martesë, reperi thotë se ka qenë dëshirë e saj, derisa tregon që i pëlqen tek ajo dëshira për ruajtjen e traditave. /Telegrafi/

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.