Gjykata e Ferizajt me model edhe për gjykatat e tjera

276540 mFcZ70HBKi1 - Gjykata e Ferizajt me model edhe për gjykatat e tjera

Kryetari i Gjykatës Themelore në Ferizaj Bashkim Hyseni, ka pritur sot në takim një delegacion të përfaqësuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Ambasadës Norvegjeze në Kosovë, të cilët kanë shprehur interesimin e tyre që të njihen nga afër me progresin e arritur në implementimin e Projektit të Sistemit Informativ të Menaxhimit të Lëndëve (SMIL).

Kryetari Hyseni me këtë rast ka njoftuar përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë, se gjyqtarët dhe stafi tjetër mbështetës kanë përfunduar fazën e trajnimit, ndërsa kanë shprehur gatishmërinë e plotë në përdorimin e këtij projekti i cili aktualisht është duke u implementuar me sukses, duke u shprehur i përkushtuar në finalizimin me sukses të këtij projekti i cili do të jetë model edhe për gjykatat e tjera në vend, duke shtuar se me një angazhim më të madh të stafit gjyqësor dhe administrativ deri në fund të këtij viti mund të finalizohet ky projekt.

“Nëse vazhdohet me dinamikën aktuale të regjistrimit të lëndëve të natyrës penale në sistem, besojë që në periudhën prej katër dhjetë e pesë (45) apo gjashtëdhjetë (60) ditëve do të përfundojë procesi i regjistrimit të të gjitha lëndëve në Gjykatën Themelore në Ferizaj. Ndërsa besoj fuqishëm që me një organizim të mirë, të gjitha gjykatat e vendit deri në fund të këtij viti do të arrijnë t’i regjistrojnë të gjitha lëndët e natyrës penale në Projektin e SMIL”, ka thënë Hyseni, duke shtuar se “emi në monitorim të hapave implementues të këtij projekti, deri më tani nuk është shfaqur ndonjë ngecje në implementim, po punojmë që përdorimi i këtij sistemi të jetë rutinë e përditshmërisë”.

Përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Arild Momberg Sande, Sven Mairus Urke dhe Stein-Ivar Lothe gjatë këtij takimi duke uruar kryetarin e gjykatës për progresin e arritur në implementimin e Projektit SMIL në Gjykatën Themelore në Ferizajt, e cila ka qenë gjykatë model, kanë shprehur bindjen e tyre që ky projekt do të zbatohet me sukses edhe në gjykatat e tjera, duke shtuar se SMIL është një projekt europian dhe është duke u implementuar pikërisht në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Gjykata Themelore në Ferizaj, si gjykatë model, ka filluar për herë të parë testimin e implementimit të Sistemit për Menaxhimin Informativ të Lëndëve (Tik/SMIL), ndërsa nga marsi i këtij viti ka filluar së implementuari këtë projekt, i përkrahur nga Ambasada e Norvegjisë në Kosovë, me financimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë, i cili ka për qëllim rritjen e efikasitetit dhe transparencës së gjykatave në Republikën e Kosovës.

Pritshmëria me finalizimin e këtij programi është, mundësimi i raporteve dhe të dhënave statistikore të mjaftueshme, cilësore, të sakta, të disponueshme në çdo kohë. Do të mundësojë menaxhmentit të bëjë analiza përmbajtësore, dhe reagime më të shpejta ndaj situatave të cilat kërkojnë praktika riparuese. Ndërsa regjistrat e lëndëve do të transformohen nga ato manuale në elektronike. Delegacioni Norvegjez gjatë kësaj vizite është njoftuar për së afërmi edhe me përdormini dhe përdoruesit të projektit SMIL.


www.foxshop-ks.com