gold ag reagon per mos lirimin e sylejman selimit mos u merzit komandant zoti e sprovon robin qe e do 560x416 - Gold Ag reagon për mos lirimin e Sylejman Selimit: Mos u mërzit komandant, Zoti e sprovon robin që e do
gold ag reagon per mos lirimin e sylejman selimit mos u merzit komandant zoti e sprovon robin qe e do - Gold Ag reagon për mos lirimin e Sylejman Selimit: Mos u mërzit komandant, Zoti e sprovon robin që e do

Gjykata Supreme e Kosovës ka hedhur poshtë kërkesën për lirimin nga burgu të Sylejman Selimit.

Supremja në vendimin e marr dje, ka liruar me kusht vetëm Jahir Demakun.

Kjo ka bërë që të reagojnë shumë personalitete të ndryshme të sferës publike në Kosovë.

Lexo po ashtu:

I fundit është edhe reperi i njohur shqiptar, Arian Agushi, i njohur më mirë si Gold AG.

Ky i fundit i ka kushtuar disa rreshta komandantit të UÇK-së, Selimit, ku e ka quajtur padrejtësi mbajtjen e tij në burg.

Shikoni postën e plotë të Gold AG:

Mos u mërzit komandant se në dorë të Zotit është mëshira,
Ndoshta diçka që duket keq për ty është më e mira.
Robin që e do Zoti e sprovon,
E kujt si ndodh gjë le ta din që e harron.

Vërtet katër muret nuk janë hiq të lehta,
Si vaji mbi ujë qëndron e vërteta.
E di që e pyet vetën a kam shok o burrë
Përgjigja është që disa shokë s’paskan qenë kurrë.

Sprova është pastrim për besimtarin,
Sakrifica për atdhe është dëshirë për shqiptarin.
Ti do të dalësh më lehtë sesa hyre
E disave do ti vije turp nga heshtja e tyre. /Telegrafi/


www.foxshop-ks.com