usha11 560x416 - Hapet Laboratori i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit në UShAF

Viti i ri akademik fillon me hapjen e Laboratorit të Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur dyert sot për të pritur me një ceremoni solemne studentët në vitin e ri akademik 2018/19, e në veçanti ata të cilët për herë të parë vijnë në Universitet, si dhe bëri hapjen e Laboratorit të Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit.

Me këtë rast, rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari iu dëshiroi mirëseardhje në Universitet studentëve, e sidomos atyre që për herë të parë fituan statusin e studentit.

“Sot Universiteti ynë ka disa arsye për të festuar. Jemi pajisur me Laboratorin e Arkitekturës, i cili është modern dhe i teknologjisë së fundit, i cili na vjen si donacion nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Po ashtu, këtë vit stafi akademik është rritur në masë të madhe gjë që garanton rritjen e suksesit dhe cilësisë. Ndërsa, ju studentë të dashur jani me fat që jeni pjesë e UShAF-it, sepse do të studiojni në kushte më të favorshme ku do të dilni nga ky Universitet si profesionist të vërtetë dhe do të ndihmoni zhvillimin e tregut kosovarë. Pajisjet e arritura do të ndikojnë tek studentët dhe do t’i bëjnë ata konkurrent në treg”, tha Rektori.

Po ashtu, rektori falënderoj kompanitë bashkëpunëtore të UShAF, si dhe mbështetjen e madhe të Këshillit Drejtues të UShAF, stafin akademik dhe administrativ, pa të cilët sipas tij UShAF nuk do të arrinte në këto suksese.
Ndërsa, Kryetarja e Parlamentit Studentor të UShAF, Xhyljeta Xhymshiti veç tjerash falënderoi rektorin Bajraktari për të gjitha mundësitë që po ua ofron studentëve duke mos u lodhur asnjëherë në gjetjen e formave për të studiuar në kushte të mira në Universitet por edhe jashtë vendit përmes mobilitetit, gjë që sipas saj i bënë të lumtur që studijojnë në këtë Universitet.

Resul Qorrolli, student i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit tha se hapja e Laboratorit është një mundësi shumë e mirë për studentët sepse përmes këtyre makinave përveç punës praktike na ofrohet mundësi të tregojmë edhe kreativitetin tonë.

usha1 - Hapet Laboratori i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit në UShAF


www.foxshop-ks.com