hetime per pilotin policor ndaloi helikopterin zyrtar per te blere ushqime te shpejta foto 560x416 - Hetime për pilotin policor, ndaloi helikopterin zyrtar për të blerë ushqime të shpejta (Foto)

Piloti i paemëruar që shërben për policinë e Afrikës së Jugut, është nën hetime për shkak se ndaloi helikopterin zyrtar për të blerë ushqime të shpejta.

Dëshmitarët kanë mbetur të habitur kur e panë fluturaken e forcave të rendit, që ndaloi afro dhjetë metra larg një qendre tregtare, derisa nuk ishte raportuar për ndonjë emergjencë, transmeton Telegrafi.

“Prej aty doli një burrë në uniformë dhe ecte ngadalë, deri në lokalin ku shiten ushqime të shpejta. Prej aty doli me një qese dhe u nis sërish në fluturim”, ka thënë një klient që ndodhej në ato momente.

hetime per pilotin policor ndaloi helikopterin zyrtar per te blere ushqime te shpejta foto - Hetime për pilotin policor, ndaloi helikopterin zyrtar për të blerë ushqime të shpejta (Foto)

Helikopteri policor në parkingun e qendrës tregtare

Faktin që ai bleu ushqim, tregojnë edhe pamjet nga kamerat e sigurisë së lokalit, ku porositi sandviçë me mish pule dhe u largua bashkë me to.

hetime per pilotin policor ndaloi helikopterin zyrtar per te blere ushqime te shpejta foto 1 - Hetime për pilotin policor, ndaloi helikopterin zyrtar për të blerë ushqime të shpejta (Foto)

Piloti brenda lokalit të ushqimeve të shpejta

Ende nuk ka ndonjë reagim zyrtar të policisë afrikane, të cilët kanë hedhur poshtë mundësinë se në atë zonë ka pasur ndonjë nevojë për intervenim në atë kohë. /Telegrafi/


www.foxshop-ks.com