Loading...

Të dielën një i ri nga Mushtishti humbi jetën si pasojë e lëndimeve të marra në vendin e punës. Kompania në të cilën ishte duke punuar 20-vjeçari Krenar Jemini, përmes një komunikate ka dhënë detaje rreth vdekjes së tij

VIDEO

Kompania Lab-Oil përmes një komunikate për media ka thënë se i ndjeri në momentin kritik derisa ishte duke kryer punën e tij, ka rrëshqitur në shiritin transportues të fabrikës.

“Kompania Lab-Oil nga Prishtina njofton opinionin publik se më datë 24.02.2019 në fabrikën e Petrokoksit që gjendet në Preoc (magjistarja Prishtinë-Ferizaj), aksidentalisht ka humbur jetën punëtori ynë, Krenar Jemini (1997). I ndjeri Jemini në momentin kritik ka qenë duke kryer punët e tij në fabrikë dhe ka shkarë në shiritin transportues të fabrikës, ku ka marrë lëndime vdekjeprurëse”, thuhet në komunikatë.

Të dielën kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka, kishte konfirmuar për Express se i ndjeri kishte qenë duke punuar në kompaninë e derivateve “Lab Oil” në Prishtinë, dhe ka humbur jetën gjatë kohës sa ishte duke i pastruar rezervuarët e derivateve.

Ndryshe, në vitin që lamë pas, në vendin e punës në rrethana të njëjta, pasiguria në punë, humbën jetë 23 punëtorë. Nga ky numër, sipas Inspektoratit të Punës, 12 ishin punëtorë të ndërtimtarisë.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Loading...



Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.