rrahje 111 696x464 11 560x416 - I dyshuari për rrahjen me policin lutet për liri pasi do të martohet

Grushtim dhe zvarritje në mes të rrugës ishte pamja që u bë virale dje, me protagonistë dy qytetarë nga Ferizaj që shihet tek kacafyten me dy zyrtarë policorë.

Sot, dy qytetarët dolën para Gjykatës së Ferizajt, ku edhe u vendos që të dy do të qëndrojnë në paraburgim për një muaj si të dyshuar për sulm ndaj personave zyrtarë.

Para këtij vendimi, E.G dhe E.E treguan se si erdhi deri te përleshja me policët deri sa ata po kryenin kontrollat rutinore për të parë nëse qytetarët po u përmbahen rregullave mbrojtëse ndaj COVID-19.

KALLXO.com ka siguruar vendimin e Gjykatës për paraburgim ku përshkruhet edhe deklarata e të dyshuarve.

Prokuroria pretendon se të pandehurit, nuk kanë dëgjuar urdhërat e zyrtarëve policor dhe nuk i kanë vendosur maskat mbrojtëse.

Sipas prokurorisë, në momentin kur policët kanë kërkuar nga ta që të identifikohen, të pandehurit fillimisht kanë filluar që të fyejnë policët, pastaj kanë vazhduar duke sulmuar me grusht në fytyrë, ndërsa i pandehuri E. E, e kap për fyti policin dhe të njëjtin e tërheq zvarrë për disa metra.

Me këtë rast, sipas prokurorisë, policët janë detyruar që ta përdorin sprejin për t’i futur nën kontroll të pandehurit.

Para gjyqtarit, i dyshuari E.G. ka deklaruar se është penduar për këtë vepër duke bërë edhe pranimin e fajësisë.

“Kam humbur kontrollin dhe ka ardhur deri tek ajo ku unë nuk kam pasur për qëllim ta kryej atë vepër penale. Polici ka qenë duke e kryer detyren e tij në menyrë të rregullt. I premtoj Gjykatës qe nuk do të përsëris vepra penale”, citohet të ketë thënë i dyshuari E.G.

Pendim për veprën ka shfaqur edhe i dyshuari tjetër E.E.

“I premtoj Gjykatës që nuk do të përsëris vepra penale. I kërkoj falje policëve dhe dua të ju njoftoj se më 20 gusht kam pasur ndërmend qe të martohem”, citohet të ketë thënë i dyshuari E.G.

Gjykata ka refuzuar të gjitha propozimet e të dyshuarve dhe mbrojtësve të tyre të cilët kërkuan masën e arrestit shtëpiak dhe masën e dorëzanisë duke e parë vetëm paraburgimin si masën më adekuate për të dyshuarit.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.