auto unnamed 2315497994811 560x416 - I gjendet kokaina në veturë, arrestohet një person në Ferizaj

Policia e Kosovës gjatë kontrollit të veturës i ka gjetur një personi në Ferizaj katër qese najloni me substancë pluhur të bardhë të dyshuar për kokainë me peshë dy gram.

Atij gjithashtu i është gjetur gjithashtu dy qese të zbrazëta, një thikë e vogël, para 760 euro, 100 franga zvicerane, 100 denarë të Maqedonisë së Veriut dhe 10 dinarë të Serbisë, si dhe disa tableta vitamina.

Nga i dyshuari është sekuestruar një telefon dhe një veturë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.