Inspektorati Policor i Kosovës përmes rrugëve operative ka pranuar informacion anonime lidhur me dyshimet për kryerje të veprimeve të kundërligjshme nga një zyrtar policor – punonjës në stacionin policor në Drenas me gradën e rreshterit.

Me të pranuar informacionin, hetuesit e IPK-së kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Si rezultat i këtyre veprimeve hetimore hetuesit e IPK-së kanë realizuar dje edhe një urdhëresë për bastisje në disa lokacione duke përfshirë shtëpinë e të dyshuarit, zyrën e tij në Stacionin Policor në Drenas dhe një ordinancë private mjekësore.

Gjatë bastisjes janë sekuestruar disa sende që mund të shërbejnë si prova në procedurën penale.

Pas intervistimit të të dyshuarit punonjësit policor me inicialet V.V, i njëjti është arrestuar nga Inspektorati Policor dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të “dhunimit” dhe “keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin (e paraparë në nenin 239 të Kodit Penal).

Hetimet nga Inspektorati Policor lidhur me këtë rast do të vazhdojnë edhe lidhur me dyshimet për përfshirjen e të dyshuarve të tjerë në këtë rast.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.