Takimi i paraparë të zhvillohet sot në mes të Ferizajt dhe Llapit, është anuluar për arsye të borës së madhe që ka rënë së fundi në vend.
Tashmë, edhe ekipi i Ferizajt, pak minuta më parë ka dal me një njoftim ku tregon lidhur me zhvillimin e ndeshjes ndaj Llapit. Të nderuar futbolldashës, ju njoftojmë se ndeshja ndaj Llapit e anuluar sot për shkas të motit të ligë, është vendosur të zhvillohet nesër nga ora 13:00 në stadiumin e qytetit.
Ju ftojmë të gjithëve nesër në stadium, na mbështetje të djelmoshave tanë”, shkruan faqja zyrtare e Ferizajt.Kujtojmë, ndeshje e vetme e luajtur sot ishte ajo në mes të Dritës dhe Drenicës, e cila përfundoi me rezultatin 4:1 për vendasit.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.