Ish-presidentja Atifete Jahjage bashkbisedon me gratë  e komunitetit Romë, Ashkali dhe Egjiptian për sfidat e tyre dhe mundësitë e adresimit të këtyre sfidave. Në atë takimi ishte edhe Kordinatorja për Zhvillim të OKB0së në Kosovë, Ulrika Richartson.

“Sot, bashkë me Koordinatoren për Zhvillim të OKB-së në Kosovë, Znj. Ulrika Richardson, ishim në Ferizaj në një bashkëbisedim me gratë e komunitetit Romë, Ashkali dhe Egjiptian. Në këtë takim të organizuar nga UNHCR, biseduam për sfidat e grave të këtyre komuniteteve dhe mundësitë për të adresuar këto sfida. Jam tejet e inspiruar me entuziazmin e grave pjesëmarrëse për të punuar shumë drejt një jete më të mirë për ato dhe familjet e tyre, dhe besoj që me vullnetin që treguan sot ato do të jenë të suksesshme, dhe model i mirë i bashkëjetesës” ka shkruar Jahjaga në  Facebook.

 

 

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.