w 76 560x416 - Jashari: Boll ma me inate e me këso gjëra të ulëta, boll ma me rrahje gjoksi


Ish hendbollisti i Kastriotit nga Ferizaj, Fisnik Jashari, reagon ashpër me zhvillimet e fundit në klubin me renome! Ai kërkon sa më shpejt që është e mundur të ndërmarrin masa dhe t’i lënë inatet.

“Po shoh që koka çuar shumë pluhur e po diskutohet shumë lidhur me hendbollin ferizajas, në veçanti klubin e zemrës KH Kastriotin…

Një gjë nuk po e kuptoj pse nuk e merr askush përgjegjësinë lidhur me këtë situatë që gjendet Klubi!? Kush janë fajtorët? Kush duhet dhënë llogari për këtë? Çfarë hapa duhet ndërmarrë?

Po e shoh që edhe disa lojtar paskan reagu lidhur me këtë situatë e që besa nëse edhe ndeshjen tjetër nuk e zhvillojnë çka do të bëhet me KH Kastriotin!?

Mos harroni që e gjithë ajo histori e këtij klubi është ndërtu me djers e me gjak!

Andaj ju lus të gjithëve mos e shkatërroni një histori, mos e baltosni qytetin e hendbollit, boll ma me inate e me këso gjëra të ulëta, boll ma me rrahje gjoksi, boll ma me shfrytëzim të klubit edhe për ngritje në karrierë e politikë…boll se është tepru ne të gjitha anët!”, ka shkruar Jashari.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:


Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.