Bora1 - Kosovë: Trashësia e borë shkon mbi 30 centimetra

Të reshura të borës në Kosovë pritet të ketë deri në mbrëmjen e së enjtes ndërsa trashësia e borës pritet të arrijë deri në 30 centimetra.

Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka thënë për portalin Koha.net se në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore të vendit niveli i borës është më i madh.

“Në Junik ka më shumë borë. Trashësia më e madhe është në perëndim dhe veriperëndim të vendit”, ka thënë Aliu.

Sipas IHMK-së, pas të shtunës do të ketë kthjellime në qytetet kryesore të Kosovës. Shkaku i këtyre kthjellimeve do të ketë zbritje të temperaturave.

“Pas të shtunës do të ketë zbritje të temperaturave. Kthjellime do të ketë në qytetet kryesore të Kosovës. Për këtë shkak temperaturat do të zbresin deri në minus 11 gradë”, ka thënë Aliu.

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.