37242397 1868540736525086 6365673099299389440 o 560x416 - Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu priti në takim karateistët ferizajas që u kthyen me 10 medalje nga turneu ‘’Turkish Open 2018’’

Gjatë ditës së sotme numri një i qytetit të Ferizajt, Agim Aliu, ka pritur në një takim karateistët e Klubit të Karatesë, ‘Sharri”, pas ardhjes së tyre nga Turqia ku fituan 10 medalje në Turneun Ndërkombëtar “Turkish Open 2018”.

Me këtë rast, kryetari Aliu, ka falënderuar këta sportistë që po arrijnë suksese të shumta në sportin e karatesë, duke ofruar edhe mbështetjen e nevojshme të Komunës së Ferizajt për këtë klub.

Kryetari Agim Aliu, po ashtu ka uruar edhe karateistin, 17 vjeçarin, ferizajas Altin Maloku, i cili arriti të fitoj medaljen e artë në Turneun Ndërkombëtar të Karatesë të mbajtur në Stamboll të Turqisë, ku morën pjesë përfaqësues të mbi 40 shteteve të botës.

E nga ana tjetër, trajneri i Klubit të Karatesë “Sharri”, Shemsi Shaqiri, ka falënderuar kryetarin Agim Aliu për pritjen e bërë duke thënë se të gjitha këto suksese ia dedikojnë Komunës së Ferizajt. Ai po ashtu e ka njoftuar Kryetarin e Komunës që 7 karateistët e këtij klubi kanë fituar 10 medalje në këtë turne.

U bë e ditur se në Turneun Ndërkombëtar “Turkish Open 2018” që u mbajt në Turqi ditë me parë, Kosova është paraqitur me 34 garues, duke arritur të renditet e dyta në bazë të medaljeve të fituar, me gjithsej 18 medalje, prej tyre 5 të arta, 6 argjendta dhe 7 të bronzta.

37270179 1868540773191749 2155301965947469824 o - Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu priti në takim karateistët ferizajas që u kthyen me 10 medalje nga turneu ‘’Turkish Open 2018’’

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.